Me urdhër te Ministrisë se Shëndetësisë ne Itali, kanë ndryshuar rregullat e udhëtimit mes dy vendeve fqinje si me poshtë:
- Detyrimi, nga data 19 Prill deri më 21 Prill, për ata që hyjnë në territorin Italian nga Shqiperia për t'iu nënshtruar një tamponi molekular 48 orë përpara hyrjes ose për të kryer testin molekular ose antigjenik pas mbërritjes në aeroport, kur është e mundur, ose brenda 48 orëve në Autoritetin Lokal të Shëndetësisë.
- Detyrimi, nga data 22 Prill deri më 30 Prill, për ata që hyjnë në territorin Italian nga Shqiperia për t'iu nënshtruar një tamponi molekular 48 orë përpara hyrjes.
Kategoritë e mëposhtme përjashtohen nga ky urdhër:
a) personeli i mjeteve te transportit;
b) stafi shoqerues i mjeteve te transportit;
c) lëvizjet nga dhe në shtetet dhe territoret e përmendura në Listën A të Aneksit 20;
f) kujtdo që hyn në Itali për një periudhë që nuk i kalon njëqind e njëzet orë për punë, arsye shëndetësore ose nevoja absolute, me detyrimin qe, në mbarimin e afatit të përmendur, të largohet menjëherë nga territori kombëtar ose, në mos, te filloje periudhën e izolimit në përputhje me paragrafët 1 deri 5;
g) kujtdo që udheton tranzit, me automjet privat, në territorin italian për një periudhë që nuk i kalon tridhjetë e gjashtë orë, me detyrimin qe në mbarimin e këtij afati, të largohet menjëherë nga territori kombëtar ose, në mos, te filloje periudhën e izolimit në përputhje me paragrafët 1 deri 5;
l) për punonjesit ndërkufitar që hyjnë dhe dalin nga territori kombëtar për arsye pune dhe për kthimin në shtëpinë ose vendbanimin e tyre;
m) personelit të kompanive dhe subjekteve që kanë zyrën e tyre të regjistruar ose sekondare në Itali për punë që zgjasin jo më shumë se njëqind e njëzet orë;
o) studentë qe ndjekin studimet në një shtet tjetër nga ai i vendbanimit apo shtepise, në të cilen kthehen çdo ditë ose të paktën një herë në javë;
- Detyrimi për ata që hyjnë në territorin Italian nga Shqiperia të ndjekin një periudhë karantine në shtëpi prej 10 ditësh dhe t'i nënshtrohen një tamponi molekular në fund të kësaj periudhe;
- Detyrimi për ata që hyjnë në territorin Italian nga Shqiperia të plotësojnë një formular në format dixhital, bazuar në njoftimet e Ministrisë së Shëndetësisë.
Duke pasur parasysh përkeqësimin e situatës epidemiologjike në Evropë, rekomandohet të shmangen udhëtimet për në Itali, me përjashtim të arsyeve të domosdoshme.
Duhet të theksohet se, në kohën e hyrjes në Itali, kontrollet janë rigoroze dhe se refuzimi i hyrjes në kufi është i mundur nëse dokumentacioni i paraqitur nuk përputhet me kërkesat e përcaktuara në DPCM 02.03.2021, domethene, nuk justifikon plotësisht arsyen e hyrjes dhe nuk korrespondon me kriteret e urgjencës dhe domosdoshmërisë.
Duke pasur parasysh numrin e lartë të infeksioneve në shumë vende evropiane, kufizimet e mëtejshme të udhëtimit në të ardhmen nuk mund të përjashtohen, gjë që do të komplikonte çdo kthim në Itali.
Comments